”E lë pa rruar”, pikante e së martës

Gjobat e policisë në Tiranë për shkak të parkimeve në segmente të ndaluara, apo edhe parkime të dyfishta siç ndodh rëndom, kanë prodhuar edhe një moment pikant.

Një drejtues automjeti ka dalë me shpejtësi nga berberi për të ndaluar policin i cili ndërkohë po firmoste fletën e gjobës.

Nga nxitimi për t’i shpëtuar gjobës, ai ka dalë me shkumën e rrojes në fytyrë. Ky moment pikant ka tërhequr edhe vëmendjen e kalimtarëve.