Vrau familjen e vëllait, burg të përjetshëm për Luan Marrën

Dilaver Xhelili

Ka zgjatur vetëm pak minuta seanca gjyqësore ndaj Luan Marrës, i cili si pas familjareve u dënua sot me “burgim të pafajshëm” në Gjykatën e Shkallës së Parë në Berat, vendim i cili jepet për herë të trejtë ndaj tij nga e njëjta gjykatë. Rudina Palloi, kryesuesja e trupit gjykues dha vendimin duke shpallur fajtor Marrën dhe dënuar atë me “burgim të të përjetshëm” për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuara” dhe “arrmbajtje pa leje”. Pas pretencës së dhënë nga prokurori i çështjes, Ermir Beta disa ditë më parë, gjykata e Rrethit Gjyqësor në Berat, tha sot fjalën e fundit në një senacë e cila ka zgjatur vetëm pas pas minuta.

Vetë i akuzuari Luan Marra, në këtë proçes të tretë ndaj tij në këtë gjykatë nuk ka qënë i pranishëm, duke preferuar të përfaqësohet nga avokati i tij mbrojtës, Alban Bengasi. Vetëm një prej familjarëve të Luan Marrës, vëllai i tij, Iliri ka qënë prezent në senacë gjatë marrjes së vendimit dhe menjëherë pas shpalljes është larguar duke u shprehur se në këtë vend nuk ka drejtësi. Çështja Marra, është një nga më të njohurat e sistemit gjyqësor shqiptar.

Me një vendim me numër 14, të datës 03.05.2011 Gjykata Kushtetuese është shprehur për herë të parë për këtë çështje. Në këtë vendim që ka pasur si objekt shfuqëzimin si të papajtueshëm të tre vendimeve të dhëna nga: Gjykata e shkallës së parë Berat që me vendim me numër 107, të datës 23.05.2008 e ka shpallur fajtor dhe dënuar me “burgim të përjetshëm”, Gjykata e Apelit Vlorë me me vendim me numër 117, të datës 03.03.2009 ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Beratit dhe atë të Gjykatës së Lartë, me vendim 760 të datës 24.06.2010 për mos pranim rekursit.

Marra ju drejtua Gjykatës Kushtetuese për shfyqëzim vendimi, pasi pretendon që i është shkelur e drejta për një proçes të rregullt gjyqësor: pasi ndaj tij është ushtruar dhunë gjatë marrjes në pyetje, nuk ka pasur avokat gjatë marrjes në pyetje dhe vendimet mbi të cilat është dënuar nuk ka pasur avokat gjatë marrjes në pyetje dhe vendimet mbi të cilat është dënuar kanë qënë të pambështetura në prova.

Çështja gjykohet sërisht në të treja shkallët e gjyqësorit shqiptar, ku gjykata e Beratit e dënon me 02.03.2012 me “burgim të përjetshëm”, gjykata e Apelit më 27.06.2012, lë në fuqi gjykatën e Beratit dhe gjykata e Lartë nuk pranon rekursin. Marra i drejtohet sërishtë Gjykatës Kushteteuese sepse pretendon se ndaj tij është zhvilluar sërisht një proçes i parregullt ligjor gjatë gjykimit. Kjo gjykatë me një vendim tjetër me numër 20 që mban datën 04.04.2016 vendos: shfyqëzim të vendimeve si të papajtueshëm me kushtetuetën, gjë e cila e rikthen sërishtë në gjykatën e Beratit çështjen.

Marra është dënuar sot sërisht me ‘burgim të përjetshëm”, për ngjarjen që ka ndodhur më 10 shkurt 2006, në fshatin Kozare të Kuçovës, ku viktima mbetën në banesën e tyre Shpëtim, Florie shtatëzanë dhe Artio, dy vjeç. Pas ngjarjes Luani u arresua si autor dhe pranoi krimin. Sipas policisë së Beratit dhe asaj të krimeve të rënda ngjarja ndodhi për të fshehur një marrdhënie mes viktimës dhe autorit, madje sipas prokurorisë Luani e kreu krimin se dyshonte që fëmija që priste viktima ishte e tij. Nën këtë dyshim u krye dhe një analizë AND-je, por rezultoi se fetusi i përkiste të atit Shpëtimit dhe jo autorit të dyshuar. Provat mbi të cilat gjykohet Marra janë: pranimi i akuzës prej tij dhe riskenimimi i aktit të krimit prej tij, pas arrestimit.

Por, më pas Marra u shpreh gjatë gjykimit se ishte dhunuar gjatë marrjes në pyetje, nuk ka pasur avokat mbrojtës dhe ndaj tij ëhstë zhvilluar proçes gjyqësor i parregullt.