Bixhoz me dashurinë/ Shivai bëhet romantik me Anikën dhe e përqafon, ja ç’do ndodhë nesër

Pasi pështyu kafe në këmishën e Shivait Anika mundohet ta pastrojë. Shivai largohet. Anika i thotë gjyshes se nuk e bëri qëllimisht por kafja ishte shumë e hidhur. Omkara është duke u marrë me statujën. E dashura e tij Ridima vjen dhe sheh byrzylykët e Ishanës por nuk dyshon tek Omkara.

Rudra bëhet gati që të impresionojë vajzën që ka fiksim por para i del Somja. Ajo mundohet t’i kujtojë ditën kur u takuan në spital. Rudra i thotë se ai nuk e njeh dhe sillet keq me të. Somja qan. Shivai mëson se gruaja e atij burrit që dogji veten Gajatri ka dalë nga burgu.

Ai informon Tixhin. Tia i thotë Shivait të kalojnë pak kohë bashkë në darkë. Shivai është dakort. Tia fik dritat dhe i thotë Shivait se po e pret në dhomë. Anika hyn në dhomën e Shivait për të marrë formularin por është errësirë. Ajo shkon tek dritarja ku bie pak dritë.

Shivai vjen dhe kujton se Anika është Tia. Ai e përqafon Anikën nga prapa. Rudra dhe Omkara i shohin dhe qeshin shkruan revistawho. Tia hyn në dhomë. Shivai habitet kur sheh Tian. Ai kthehet dhe sheh që vajza që po përqafonte ishte Anika.

Shivai i thotë Tias se e ngatërroi me Anikën. Omkara dhe Rudra tallen. Xhanvi është e mërzitur dhe i thotë Pinkit se mes saj dhe Tixhit nuk ka asnjë shkëndijë dashurie. Anika ankohet për Shivain tek vëllai i saj. Sahil i thotë se ajo flet vetëm për Shivain. Anika sheh që ka humbur një pjesë të byrzylykut tek dhoma e Shivait./revistawho

Image