Berisha: Rama, një turp dhe vetëm turp

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar një turp, veprimin e kryeministrit Edi Rama ndaj artistit të madh shqiptar Robert Ndrenika.

Ndrenika ka kërkuar të flasë gjatë prezantimit të projektit për teatrin Kombëtar, por Rama nuk e ka lejuar. Për ish-kreun e qeverisë, ku xhest është një turp i paparë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri në Facebook:

I fton por nuk u jep fjalën! Turp dhe vetëm turp!

Piktori dështak apo pseudoartisti ftoi sot artistët në kryeministri për t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombëtar. Artisti i mirënjohur Robert Ndrenika nisi të flasë nga vendi. Piktori dështak i kthehet dhe i thotë të shihte njëherë projektin dhe pastaj të merrte fjalën. Ndërkohë pseudoartisti Rama, sapo mbaroi paraqitja e projektit nga një arkitekt danez, ndërpreu transmetimin dhe vet u largua nga salla duke u thënë të pranishmëve “unë po iki, tani ju vazhdoni diskutimet”. Një turp i paparë!