Atletiko Madrid shkatërron Selta Vigon, dhe mban “gjallë” shpresat për titull (VIDEO)

Atletiko Madridi nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për titullin e La Ligas. “Los Colchoneros” kanë fituar thellë 3-0 ndaj Celta Vigos në “Wanda Metropolitano”, duke shkuar në kuotën e 64 pikëve, 8 më pak se “blaugranat”.

Antoine Grizman shbllokoi takimin në fund të pjesës së parë, ndërsa në të 56-ën francezi shërbeu me zgjuarsi Vitolon, që shënoi të dytin përballë portierit Blanco.

Golin e tretë dhe të fundit, që vrau shpresat e Seltas për rezultat pozitiv e realizoi Korrea në të 67-ën.