Njihuni me burrin që vesh taka të larta kur ikën në punë

Duket normal si çdo punonjës tjetër i veshur me kostum deri në momentin kur shikohet se çfarë ka veshur në këmbë. Ashley Maxwell-Lam nga Australia mban veshur taka të larta për femra. 30 vjeçari pretendon se ato i japin forcë dhe vetëbesim. “Ishte një kolege, që më tha se me taka ndjehet shumë mirë. Shkova në dyqan dhe i provova një palë. Brenda ndjeva se m’u ndez një dritë llambe”, ka thënë Maxwell-Lam. Menaxheri i kompanisë së sigurimeve, pranon se e kishte problem t’ia tregonte këtë ndryshim shefit, por e mblodhi veten, pasi e dinte se përparësitë do të jenë të mëdha. Kombinimin e veshjes ai e quan si “të një femre energjike” që është në term unik, po aq sa edhe burri mbi taka.