Nejmar e ka vendosur: Nuk luaj më për PSG!

Nejmar nuk dëshiron që të luajë më për PSG. Pas dëmtimit dhe eliminimit në Ligën e Kampioneve, duket se braziliani ka vendosur që të mos luajë më në Francë. Nejmar ka mbetur i pakënaqur me trajtimin që i kanë rezervuar tifozët e skuadrës, ndërkohë që raportet e tij me shumë prej futbollistëve të PSG janë të ftohta. Janë pikërisht këto arsyet që e shtyjnë Nejmar që të kërkojë largimin nga transalpinët.

Gazeta “AS” këmbëngul në interesin e fortë të Realit të Madridit për Nejmar. Por, problemi në këtë pikë qëndron te vlera e kartonit të futbollistit, pasi PSG nuk dëshiron të dalë me humbje nga këto tratativa, me francezët që pretendojnë të arkëtojnë nga shitja e tij një shumë vërtet të majme.

Gjithnjë sipas “AS”, përfaqësuesit e Realit të Madridit kanë shprehur gatishmërinë për të paguar rreth 400 milionë euro për të bindur Al Khelaifin që të lejojë transferimin e brazilianit në kryeqytetin spanjoll.