Junajtid dhuron spektakël ndaj Liverpul, Rashford dy gola magjikë (VIDEO)

Mançester Junajtid ka dhuruar spektakël në pjesën e parë ndaj Liverpulit, duke e mbyllur në avantazhin 2-0. “Djajtë e Kuq” e nisin mjaft mirë ndeshjen duke mos i dhënë shumë hapësira skuadrës së Klop. Mane dhe Salah janë gjatë gjithë kohës të bllokuar. Në minutën e 14-t Rashford me një veprim të bukur personal, e dërgon sferën në rrjetë pas një goditje shumë të fortë.

Në minutën e 23-të, Van Dijk ka një mundësi të artë brenda zonës, por goditja e tij me shpatull përfundon jashtë kuadratit, edhe pse ishte shumë pranë portës. Në minutën e 24-të Junajtid dyfishon rezultatin me të njëjtën autor, Markus Rashford, i cili mposhtë për herë të dytë portierin Karius,teksa këtë herë topi u devijua dhe nga mbrojtësi Arnold. Në minutën e 38-të, “Djajtë e Kuq” ishin shumë pranë golit të tretë. Sançez kroson në zonë për Matën, i cili provon me një rofeshatë në zonë, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit. /Koha Jonë/