Dy amerikanë me malarie, mjeku: Erdhën nga Kamboxhia, s’ka panik

Pas rasteve të diagnostikuara në Shqipëri me sëmundjen e malaries, dy shtetas amerikanë, Report Tv ka kontaktuar me mjekë të spitalit Infektiv në QSUT. Mjekja Entela Kolovani, doktoreshë e Shkencave që ka ndjekur rastin e të infektuarve, tregon nga erdhën amerikanët, kush janë dhe si po trajtohen.

Profesor Dhimiter Kraja, shef i Shërbimit Infektiv, tregon si merret sëmundja dhe kur është shfaqur për herë të fundit në Shqipëri, që ka qenë para 3-4 vitesh. “Gjendja e vajzave paraqitet relativisht e mirë, problemet që kaluan në Kamboxhia ju jëp lodhje trupi. Janë ende në spital dy vajzat që u diagnostikuan të prekura nga sëmundja e malaries.

Janë rreth 50 persona që qëndrojnë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte kanë ardhur rreth 7 persona, por prej tyre vetëm 2 dolën të prekur nga sëmundja“, shprehet mjekja Kolovani.

Mjeku i QSUT, Dhimitër Kraja, shef i shërbimit infektiv, tregon si merret sëmundja dhe kur është shfaqur për herë të fundit në Shqipëri, që ka qenë para 3-4 vitesh. “Do merren masa të nevojshme, rast që nuk ndodhte prej kohësh, por që me hapjen dhe lëvizjen e njerëzve rrezikohet importimi i këtyre sëmundjeve”, thotë ai.

Si mund te merret malaria?
Sëmundje infektive që merret me anë të vektorëve të gjallë , si mushkonjat, është sëmundje vetëm e njeriut e merr nga gjaku që një mushkonjë ka pickuar një trup me malarie, e përpunon në trupin e saj dhe kur pickon nje sëmurë të shëndoshë, ja transmeton.
Nuk merret nga njeriu në njeri.

Cilat janë simptomat e sëmundjes së malaries?
Sëmundje me ethe, karakteristika numër një, preket malcia, shpretka. Ka edhe forma të tjra më të rënda të sëmundjes, si forma cerebrale e trurit, e cila ka një përfundim fatal

Sa kohë ka që nuk është shfaqur në Shqipëri?
Arritje e mjekesisë në zhdukjen e malaries, importim bëhet nga vende të ndryshme, bën qe të vijnë nga vendet ku ka malarie. Para 4 vitesh një grup shqiptarësh që punonin në Guine, kishin simptoma malariesh.

Si trajtohen pacientët me malarie?
Protokoll pune special, duhet të funksionojnë të gjitha hallkat dhe marrjen e masave për koordinimin e punës, të spitalizohet, diagnostikohen dhe te fillojnë trajtimin anti-malarie, shtimi lëngjeve, elektroliteve, transfuzion gjaku. Kemi vende të veçanta për malarie në rast se rëndohet situata.

Koordinim me rrethet për malarien, kolegët janë të instruktuar për të bërë diagnozat e duhura. Janë kushtet të nivelit kualitativ për të bërë një shërbim cilësor.

Praktikisht siç informuan mjekët situaa është nën kontroll, duhet të kemi parasysh shenjat, sidomos në rastet ku udhëtojmë në vendet e rrezikuara nga malarja. Duhet vëmendje e madhe në rast se kanë simptoma ethe dhe diarre të zgjatura për disa ditë. Sëmundja nuk është e transmetueshme nga njeriu në njeri por nëpërmjet vektorëve sic janë mushkonjat.

e.gj/Shqiptarja.com

Licenza Creative Commons
Ndalohet riprodhimi i shkrimit!