Shqiptari më i “urryer” në SHBA dënohet më 7 vite burg

Martin Shkreli i njohur më shumë si “njeriu më i urryer në botë”, sot është dënuar me 7 vjet burgim.

Shefi i kompanisë farmaceutike, është dënuar në Brooklyn të Neë Yorkut dhe ka shpërthyer në lot para gjyqtarit duke i kërkuar atij mëshirë.

Dënimi maksimal që ai mund të merrte ishte 20 vjet burg, e prokurorët dëshironin dënimin me 15 vjet, por në fund u dënua me 7 vjet.

Shkreli u dënua vitin e kaluar për dërgimin e deklaratave të rreme të llogarisë për investitorët, duke fshehur humbje të mëdha nga dy fondet që ai vraponte.

Ai në fillim u bë i njohur në vitin 2015 për rritjen e çmimit të një ilaçi  që shpëtonte jetë. Në vitin 2015, Shkreli u bë kryefjala e mediave pasi themeloi Turing Pharmaceuticals, bleu Daraprimin e dhe ngriti çmimin e saj prej 5.000% në $ 750 (£ 540) për pilula.

Gjatë shpalljes së dënimit të tij, Shkreli ka filluar të qajë duke i thënë gjyqtarit se kishte bërë shumë gabime.

Ai u bë i njohur për rritje marramendëse të çmimit të barnave jetë shpëtuese për pacientët me HIV.

Babai i tij, Pashko ishte i pranishëm në seancë së bashku vëllanë e tij.