“Rikthimi i Mary Poppins”, dadoja më e dashur në botë rikthehet në kinema

Filimi i ri nga Disney do të jetë në ekranin e madh të kinemasë për Krishtlindje me protagonist, Emily Blunt. Me fuqitë e saj magjike arrin të transformojë çdo gjë të përditshme në një aventurë fantastike. Drejtuar nga Rob Marshall, filmi ka për protagonistë Emily Blunt dhe si Jack është Lin-Manuel Miranda Filmi zhvillohet në rrugët e Londrës gjatë depresionit të viteve ’30, njëzetekatër vjet pas filmit origjinal. Michael Banks punon në të njëjtën bankë në të cilin punonte babai i tij dhe jeton akoma në nr. 17 në Rrugën e Qershive me fëmijët e tij Annabel, Georgie e John dhe pastruesen e shtëpisë Ellen. Duke ndjekur traditën e nënës së tyre, Xhejn Benks lufton për të drejtat e punëtorëve dhe ndihmon familjen e Michael. Kur familja pëson një humbje, Mary Poppins rikthehet në mënyrë magjike në jetën e familjes Benks dhe me ndihmën e Jack, i ndihmon Benksët të rigjejnë gëzimin e jetës dhe sensin e mrekullive Publiku do të shohë tre fëmijë të tjerë të familjes Banks, interpretuar nga  Pixie Davies, nga Natanel Saleh dhe nga i panjohuri për publikun Xhoel Douson.