Flori merr dhuratën nga gjigandi Youtube

Kantautori Flori Mumajesi ka publikuar pak orë më parë një Insta Story ku duket një dhuratë e veçantë nga gjigandi Youtube.

“Silver Play Button” është dhurata simbolike që ka marrë Mumajesi. Youtube e ka si traditë që kur llogaritë e verifikuara arrijnë mbi 100 mijë të abonuar (subscribers) iu dërgon pikërisht këtë dhuratë.

“Pak me vonesë, po s’ka gjë. Më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Flori, sepse ai ka arritur 100 mijë ndjekës në Youtube kohë më parë. Aktualisht, llogaria e tij zyrtare ne Youtube numëron mbi 197 mijë subscribers.

Të tjera çmime të rëndësishme të Youtube-it janë “Gold Play Button” për kanalet që arrijnë 1 milion, “Diamond Play Button” për shifrën 10 milionë, ndërsa për llogaritë që kalojnë 50 milionë të abonuar, atëherë fitojnë çmimin “Ruby Play Button”, i krijuar prej rubinit.