Strazimiri i përgjigjet ashpër akuzave të Ramës për lobimin e rusëve në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, lidhur me akuzat për lobimin e rusëve në zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Strazimiri shkruan se gruas së Bilal Shehut i kanë gjetur “nën fustan” GUNVOR-in, një kompani ruse.

Bilal Shehu është personi që u komentua se pagoi 80 mijë usd për foton e Ramës me Obamën, duke mashtruar qeverinë amerikane për burimin e parave.

““Gruas” së Bilalit i kanë gjetur “nën fustan” GUNVOR-in dhe, do të na bëjë të besojmë se “nuk është ashtu siç duket”…”, shkruan deputeti i PD. Dhe pak minuta më vonë Strazimiri do të reagonte edhe në rrjetin tjetër social “Facebook”, ku ngre shqetësimin e kapjes së drejtësisë nga Rama, i cili tashmë po e përdor për të kërcënuar PD-në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha.

Postimi në Twitter
sdgsdg

Komenti në Facebook

“PARTIA” ka gjetur agjenturën e “Grupit të Deputetëve” si në 1947!!!

Është ende e paqartë se çfarë instrumetash ka në dorë një kryeministër në një vend demokratik për të “zbardhur” apo “mos zbardhur” një çështje, për ta “mbyllur” apo për “mos ta mbyllur” atë…😕
E qartë deri tani është vetëm, se kryeministri socialist shqiptar i George Soros, në bashkëpunim me një organ socialist amerikan të financuar nga George Soros, po premton që opozita do ta pësojë nga “drejtësia e pavarur nga Kryeministri” dhe e sapo “reformuar”… nga George Soros…😕
Opozita anti-komuniste, akuzohet nga “tavarishët internacionalistë” të finacuar, mbështetur e përzgjedhur nga George Soros, se paskësh marrë para nga Rusia për të denoncuar, citoj “Drogë, drogë, drogë; Krim, krim, krim”, me qëllim që “të prishë imazhin e vendit”… me demek Shqipërisë Socialiste…😕
Nëse kjo është e besueshme, për të njëjtat arsye dhe tekst, Rusia paskësh paguar të paktën edhe:
– CIA, FBI, DEA, State Department;😉
– Guardia di Finanza, Karabinierët, Prokurorinë Anti-Mafia të Italisë, bashkë me degët e saj në Catania, Catanzaro, Palermo, Bari, Bergamo, Milano etj.;😉
– Anti-drogën gjermane, greke, holandeze, belge e franceze;😉
– BBC, CNN, RAI (1/2/3), ARD, ZDF, NTV etj.;😉
– Corriere della Sera, Il Giornale, La Repubblica, Le Figaro, Le Monde, Daily Mail, Sunday Times, Politico, Basler Nachrichten, Die Presse, Der Standard, Frankfurter Rundschau, Der Spiegel, New York Times, Washington Post, etj., etj., etj….😉
Nëse është kështu, për Edvin Ramën dhe bandën e tij ka vetëm një zgjidhje:
“Tavarishë internacionalistë” të trafikut të drogës dhe influencave kudo ku ndodheni JENI TË RRETHUAR!!!!
DORËZOHUNI!!!!