VIDEO/Pamjet e luftës me armë në Vlorë. 7 Persona me pistoleta dhe automatikë

Dalin pamjet ekskluzive të përplasjes me armë zjarri në datë 27 shkurt pranë Kishës Ortodokse. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duken 7 të rinj me pistoleta dhe kallashnikov që qëllojnë ndaj njeri-tjetrit me armë zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nga dy bandat mbetën 3 persona të plagosur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në rreth 40 sekonda, ndërsa fatmirësisht asnjë qytetar nuk mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit. Në momentin e përplasjes duket edhe një qytetar që kalon në vendin e ngjarjes, por nga të shtënat asnjë nuk mbeti i plagosur, pavarësisht se nga të dy krahët pati shkëmbim zjarri.

DINAMIKA E PËRPLASJES ME ARME ZJARRI
Në përplasjen me armë zjarri u përfshinë dy grupe kriminale me tre makina. Në makinën tip ‘Fiat’ kanë qenë Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj, te fuoristrada ka qenë Gazmend Canaj me dy persona të tjerë, ndërsa në ngjarje u përfshi edhe një makinë tip ‘Benz’. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë, qw ka siguruar sot Report Tv. Elis Llanaj dhe Taulant Beqiraj kanë deklaruar se fillimisht ka qenë mjeti tip ‘Benz’ që i ka prerë rrugën ‘Fiatit’ ku po udhëtonin te Kisha Ortodoske. Drejtuesi i automjetit tip ‘Fiat’ ka bërë indietro duke tentuar që të largohet, por më pas ka ardhur fuoristrada ku ka qenë Gazmend Canaj dhe dy personat e tjerë.
Nga makina tip fuoristradë kanë dalë Canaj me dy të tjerë duke qëlluar më armë zjarri në drejtim të ‘Fiatit’, ndërsa nuk ka munguar edhe kundërpërgjigja, pasi në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja. Gazmend Canaj e kanë dërguar në spital shokët, ndërsa më pas janë larguar. Ndërkohë që është identifikuar makina tip ‘Benz’ ma xhama të zinj dhe drejtuesi me personin tjetwr qw ka qenw brenda dhe janë shpallur në kërkim. Në spital u dërguan Canaj nga njëri grup dhe Taulant Beqiraj me Eris Llanajn nga grupi tjetër. Në kërkim janë dy shokët e Canajt, E.M. dhe P.A. që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të ‘Fiatit’.
Shqiptarja.com