VIDEO/ Goli i pabesueshëm i Ronaldo Junior, i ati mund ta ketë zili

Babi i tij është çmendurisht i dashuruar pas futbollit përderisa ka arritur të fitojë aq shumë pa ndonjë talent të madh, por nga raportimet e fundit edhe Ronaldo Junior nuk duket se mbetet mbrapa.

Shumë video qarkullojnë në internet teksa shihet djali i Ronaldo-s që realizon gola me goditje dënimi, por së fundmi një video e CR7 Junior po bën sensacion.

Ai ka zbritur në fushën e blertë së bashku me djalin e Marcelos para ndeshjes që Real Madrid zhvilloi në fundjavë kundër Getafe-s. Një pasë e Vazques në formë krosi goditet nga ai me roveshiatë, duke realizuar një supergol.

Reagimi i djalit të Marcelos është epik, teksa shihet që vendon duart në kokë.

Një gol për të cilin mund të ketë ‘zili’ vetë Ronaldo që nuk resht së tentuar për të shënuar në këtë mënyrë, por që hera e fundit nuk mbahet mend.