Transformimi/Nuk u bë deputet, por lë mjekër (FOTO)

Politika paska denefitet e saja. Listës së deputeteve për zgjedhjet e 25 qershorit 2017, nga PD-ja i munguan shumë emra. Që nga themeluesit, e deri tek ata që konsiderohen pro kryetarit Lulzim Basha.

Njëri prej të mungurave në listë për zgjedhjet e 25 qershorit, ishte edhe Gert Bogdani. Edhe pse nuk u fut në listat për deputet, Bogdani është në krye të sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë në PD.

Sot ai ka tërhequr vëmendje teksa ngjiste shkallët e selisë blu për të shkuar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së. Pamje e tij ka ndryshuar shumë. Nëse në ambientet e PD-së dhe të kuvendit e shihnim të kuruar, sot ish-deputeti u shfaq me një model të ri mjekëre.

Duket se ”lirimi” nga anagzhimet publike, i kanë mundësuar ish-deputetit të ndjek trendin e fundit të stilimit të mjekrës.