Tragjedi, 20-vjeçarja vetëhelmohet pas sherrit me… (FOTO)

Në mbarë botën u dhanë mesazhe pro fuqizimit të femrës. Por në ditën e gruas, një e re nga një fshat i Korçës i dha fund jetës në mënyrë tragjke. Erisa Veizi është 20-vjeçarja e cila sipas burimeve jozyrtare, pas sherreve me të fejuarin i dha fund jetës. Mësohet se Veizi është vetehelmuar me fostoksinë, pas një debati që kishte pasur me të fejuarin dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Nga foto që ajo ka të postuara në profilin e saj në Facebook, duket një vajzë e qeshur dhe e lumtur në krahët e të fejuarit, më te cilin ka edhe shumë fotografi.