Shqipëria humb një super talent, ai zgjedh të luajë për Zvicrën

Basels Albian Ajeti feiert seinen Treffer zum 2:0 im Fussball Meisterschaftsspiel der Super League zwischen dem FC Basel und dem FC Thun, am Samstag, 21. Oktober 2017, im St. Jakobpark in Basel. (KEYSTONE/Peter Schneider)

Një tjetër talent shqiptar nuk zgjedh Shqipërinë, por një tjetër përfaqësuese. Albian Ajeti, vëllai i Arlind Ajetit, pritet të bëjë debutimin e tij me përfaqësuesen e Zvicrës në fund të këtij muaji, në dy miqësoret që kombëtarja helvete ka planifikuar si pjesë të përgatitjeve të saj për “Rusi 2018”.

Zvicra nuk ka një numër të madh sulmuesish që aktivizohen rregullisht dhe shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare, ndaj trajneri Vladimir Petkoviç e ka të qartë se duhet të fillojë të testojë emrat e rinj që janë në qarkullim. Albian Ajeti, vëllai i vogël i Arlind Ajetit, duket se ka zgjedhur përfundimisht Zvicrën dhe parashikohet të ketë mundësinë të debutojë me të në mars.

Sulmuesi i Bazelit është në listën paraprake të Zvicrës U21 për ndeshjet e marsit. Por në njoftimin që është shpërndarë ne mediat zvicerane, theksohet se ai do të konfirmohet përfundimisht në të vetëm nëse Petkoviç nuk e grumbullon me ekipin A deri më datë 16 mars, kur të bëhet publike lista zyrtare për ndeshjet ndaj Greqisë dhe Panamasë.