Petrit Vasili: Ligji i shërbimit civil dhunohet, ndërsa Vllahutin hesht

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë për shkelje të ligjit për nënpunësit civilë. Në një reagim në FB, Vasili shprehet se ky ligj është miratuar me dakordësinë e BE. Ai shpreh dhe shqetësimin për heshtjen e ambasadores së BE, për një ligj që është miratua me kërkesë dhe kontribut të Bashkimit Europian.

Postimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Ligji i sherbimit civil dhunohet,ndersa Vllahutin hesht.

Raporti korrekt dhe ligjor i Komisionerit te Sherbimit civil zbulon qarte se me shume se nje e treta e nepunesve civil jane emeruar ne kundershtim me ligjin e sherbimit civil.Ka edhe mjaft fakte te tjera ne kete raport te komisionerit i cili ben nje skaner trondites se si ky ligj po zhbehet dita dites.
Edhe shqiptari me i fundit e ka shume mire te fiksuar qe ne 2013 miratimi i ligjit te sherbimit civil ishte kusht i pakapercyeshem per integrimin europian e marjes se statusit te vendit kandidat dhe u kerkua me insistim nga Bashkimi Europian.
Ishte pikerisht miratimi i tij perpara zgjedhjeve te 2013 qe mundesoi me pas rekomandimin e BE per statusin e vendit kandidat per Shqiperine.
Ligji per sherbimin civil dhunohet nga qeveria ne mes te dites ndersa BE ne Tirane hesht.
Per shkak se ky ligj ishte kusht i integrimit europian dhe monitorohet fort nga BE ne Bruksel heshtja e BE ne Tirane eshte nje pergjegjesi serioze politike.
BE ne Tirane ka qene shpesh e papertuar per te folur,komentuar e sugjeruar edhe per mjaft ceshtje ku do kishte ndihmuar me shume duke mos folur.
Pse hesht Vllahutin dhe mbyll syte para dhunimit te ligjit te sherbimit civil, qe po shperben dhe po politizon ne themel administraten publike te ketij vendi.