Milan-Arsenal, zbulohen formacionet e super ndeshjes në Europa Legue

Milan dhe Asenal do të luajnë pas pak minutash ndeshjen e parë mes tyre në Ligën e Europës, në një duel të cilin shumë e ka cilësuar si një finale të parakohshme të turneut. Për të dy skuadrat kjo është një ndeshje e rëndësishme pasi nëpërmjet Ligës së Euriopës kërkojnë kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

Milani e fillon këtë sfidë me Kutronen si sulmues të deklaruar, të mbështetur nga Suso dhe Çalhanoglu. Ndërsa Venger i ka besuar Uellbek rolin e sulmuesit të deklaruar në skemat e tij.