Ku e vrau dorën kryeministri Rama?

Sot kryeministri Rama u paraqit me një fasho në dorë duke dhënë lule. Mbrëmjen e djeshme ish-kryeministrit Sali Berisha, bëri një denoncim ku shprehej e se kreu i qeverisë Edi Rama ishte duke bërë një vizitë në një spital privat në Tiranë, pasi kishte kualuar një overdozë droge.

Denoncimi u bë me foto, përmes të cilës thuhej se ishte eskorta e kryeministrit Ramas e parkuar në oborrin e spitalit. Duket me overdozë, – shkruante qytetari në mesazhin e tij të cilin e publikoi në Facebook, deputeti demokrat Sali Berisha pak para mesnate.

Ndërsa Rama vetë nuk reagoi ndaj këtij postimi të Berishës, por publikoi vetëm një foto mbi fitoren e Juventusit mbrëmë.

Ndërkohë sot, Rama zgjodhi të urojë gratë socialiste duke i mbledhur në kryeministri, duke u dhuruar të gjithave nga një trëndafil të kuq. Sakaq, në dorën e djathtë i dallohet një fasho e bardhë, çka me shumë mundësi, tregon se Rama mund ta ketë lënduar dorën.