Kreu i Emergjencave Civile: Oboti e planifikuar të përmbytet, çfarë mund të bëjmë ne?

Shemsi Prençi, në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave Civile në Shkodër tha se zona e Obotit është një zonë e planifikuar të përmbytet.

“Oboti është zonë e planifikuar të përmbytet. Çfarë mund të bëjmë ne për Obotin?! Bashkia, prefektura, strukturat e policisë dhe ushtrisë, ne kemi fatin më të mirë që në Shkodër në bashkëpunim me kryetaren e Bashkisë kemi trajnuar dhe kemi ekipet më të specializuara për përmbytjet, sepse kemi investuar për Shkodrën”, tha kreu i Emergjencave Civile.

Prençi sqaroi se pse nuk mund të shpallet gjendja e emergjencës:

“Ju sjell në vëmendje se vendimi 664 që specifikon kushtet thotë se duhet të kemi nivele ujërash në nivele kritike në disa zona të matshme. Duhet të kemi daljen e disa lumenjve nga shtrati dhe duhet të kemi çarje të argjinaturave që në të shpallim gjendjen e emergjencave.  Megjithatë unë ju garantoj që edhe po ta bëjmë këtë propozim nuk ka jurist që të na thotë, po jemi në kushtet e shpalljes së emergjencës”.