Imami: Kongresi do legalizojë mosbashkimin e PD

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami, anëtar i kryesisë së kësaj partie, tha pas mbledhje se Kongresi që synohet të thirret nuk është gjë tjetër vetëm se legjitim i ndarjeve të thella në parti dhe jo bashkim.

Ai tha se PD-ja ka nevojë diskutim serioz dhe të thellë politik dhe se kjo parti sipas tij është në rënie të vazhdueshme.

“Në konkluzionet e pakta që u paraqitën nuk përfaqësohej mendimi i shumë anëtarëve. Propozimi për thirrjen e Kuvendit është krejtësisht i papritur dhe nuk është i motivuar. Zgjidhjet që duhet t’i vijnë kësaj partie nuk mund të jenë zgjidhje burokratike, me një grup pune. Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë politik. Në fakt që pas zgjedhjeve në sondazhet që bëhen pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh me një qeverisje që më të keqe nuk mund të imagjinohet. Një qeverisje që ka filluar të harxhojë jo vetëm borxhet por edhe buxhetet e ardhshme të Republikës. Unë nuk jam as i afruar dhe as i larguar nga Partia Demokratike. Thelbi i çështjes është ky; a do të ketë një diskutim të hapur jo vetëm me Arben Imamin. Unë jam vetëm një njeri. Debati bëhet vetëm në parti. Statusi nuk është respektuar sepse nisi një proces pa kaluar në Këshillin Kombëtar. E dyta, është çështja e Bashkimit. Ky kongres do të çojë në legalizimin e mos bashkimit”,- tha Arben Imami.