Helmimi i ish-spiunit rus/ “Krim makabër, i bërë në mënyrën më të pamëshirshme”

Vrasja e mbetur në tentativë e ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia, duke përdorur një agjent nervor ishte një sulm i bërë në mënyrën të pamëshirshme të mundshme, thotë politikania britanike konservatore Amber Rudd.

Skripal dhe vajza e tij janë në gjendje shumë të rëndë pasi u gjetën të shtrirë në një stol në qendër të qytetit Salisbury në Britani të dielën.

Oficerët e kundër-terririzmit po punojnë për të gjetur origjinën e agjentit nervor me të cilin u krye sulmi.

Po ashtu një agjent policie, i cili gjithashtu u helmua, është në gjendje të mirë dhe stabël. Rudd tha tentativa për vrasje u bë në mënyrën më të ashpër të mundshme dhe në mes të njerëzve.  Ajo e përcaktoi këtë si një krim makabër.

Loading...