Gazetari sulmon Bleonën: Figurë e trishtë trupore (FOTO)

Veshja e Bleona Qeretit në Vanity Fair pas ceremonisë së çmimeve ”Oscars”, kaloi me zhurmë të madhe në shtypin e huaj. Tabloitet më të mëdhenj në britani si: Daily Mail, the Sun, Mirror, Metro, por dhe ato Italiane, Amerikane dhe kudo në Europë e Ballkan, bënë artikuj për zhveshjen e Qeretit.

Gazetari shqiptar që jeton dhe punon prej vitesh në Britaninë e Madhe, Arben Manaj, ka sulmuar hapur dhe publikisht Bleona Qeretin, duke e quajtur atë një antivlerë kombëtare.

Ai ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook lajmin që tabloidi DailyMail i ka kushtuar zhveshjes së shqiptares së pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.

”Tabloidi britanik ksenofob Daily Mail, sa here mundet na poshtron me antivlerat shqiptare! Kesaj here ka pikasur nje tjeter! Kur nuk behesh dot yll ne Hollivud, te ngel vetem roli i asteroidit te deshperimit, vanitetit dhe fatkeqesise njerezore! Kur te jete 100 vjetori i Oskarve, kjo figure e trishte trupore do jete totalisht transparente ne gjakimin per publicitet me cdo cmim! Keqardhje kombetare!”,-shkruan Manaj.