FOTO/ Rivaliteti i papritur mes Kim Kardashian dhe Madonnës

Madonna promovoi linjën e saj të bukurisë MDNA së bashku me Kim Kardashian. Ato u bashkuan të martën në “YouTube  Space” në Los Anxhelos për të promovuar linjat e tyre përkatëse të bukurisë, “MDNA Skin” dhe “KKW Beauty”.

Legjenda 59-vjeçare e pop-it postoi një foto në profilin e saj në Instagram, ku shkruan: “kur botët përplasen”. Edhe Kim ka pushtuar rrjetin me fotot e postuara në Instastories, ajo është e lumtur për këtë takim mes tyre.

Linja e produkteve të Madonna-s ka qenë e disponueshme në Azi që nga viti 2014, por tani mund të gjendet në Shtetet e Bashkuara vetëm në Barney. Ka gjashtë produkte kryesore në linjën e kujdesit të lëkurës, së bashku me disa aksesorë, e çmimet shkojnë nga 50 në 600 dollarë.

Mbretëresha e popit lançoi ??linjën e saj të kujdesit të lëkurës, shtatorin e kaluar dhe tani ndoshta ajo po bashkohet me Kim Kardashian West.