Femrat janë më të suksesshme në biznes në këto 3 vendet, publikohet hulumtimi me rastin e 8 Marsit

Kushtet më të mira për tu bërë sipërmarrës i kanë Zelanda e Re, Kandaja dhe Suedia. Por, sa i përket vendeve ku gratë janë të suksesshme në sipërmarrje, janë Gana, Rusia dhe Uganda, shruan Express.uk.

Kjo ka dalë nga një hulumtim i kompanisë Mastercard të publikuar me rastin e ditës së grave. Në 57 vende sa është kryer hulumtimi, në vitin 2016 kanë nisur biznesin 163 milionë gra.

Kompania ka dalë me përfundimin se suksesi i femrave në biznes nuk varet vetëm nga ajo se sa është i zhvilluar një treg i caktuar, dhe këtë e tregon fakti se në përqindje, femrat janë më të suksesshme në Ganë, Ugandë dhe në Vietnam.

Arsyeja pse në këto vende ato janë të suksesshme mendohet të jetë situata ku nuk kanë rrugëdalje tjetër, dhe në përpjekje për të mbijetuar ia dalin me sukses në sipërmarrje edhe pse kanë qasje të kufizuar në kapitalin financiar, pengesa të tjera për shkak të paragjykimeve të shoqërive përkatëse.