Ekzekutohet shqiptari në Greqi, droga vret…

Një 36-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Artemida në rajonin e Atikës. 36-vjeçari u qëllua me pesë plumba ditën e dielë më 4 Mars në një rrugicë pranë varrezave të qytetit.

Shqiptari është identifikuar sot, shkruajnë mediat greke, pasi ditën e vrasjes iu gjet një kartë identiteti e falsifikuar. Në dokumentin që iu gjet në rroba, ai kishte emër grek por me fotografinë e tij. Kjo foto e shqiptarit nuk korrenspondonte me emrin e shkruar aty, që në fakt i përkiste një shtetasi grek nga zona e Holargos.

Policia dyshoi se të dhënat mund të ishin të ishin të pavërteta dhe verifikuan shenjat e gishtërinjve të viktimës. Rezultatet treguan se 36-vjeçari është një shtetas shqiptar, por emri i tij nuk është bërë me dije nga policia greke.

Paraprakisht dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për prishje të pazareve të drogës.