Dibala-Higuain, thyen tabunë ndaj ekipeve angleze në Champions

Alegri ka rigjetur pas tre muajsh kopjen Higuain-Dibala, dhe menjëherë argjentinasit vendosën kualifikimin e bardhezinjve, ashtu siç kanë bërë gjithmonë që nga fillimi i sezonit. Në fak Juventusi është eliminuar gjithmonë në Champions ndaj skuadrave angleze në vitet e fundit. Bardhezinjtë nuk kanë kaluar asnjëherë në përballjet ndaj tyre që nga viti 1992 kur nisi dhe formati i ri. Cikli negativ nis në vitin 1998-99, kur në krye të skuadrës italiane ishte Kalo Ançeoti në fazën gjysmëfinale. Dueli i parë u mbyll 1-1 në “Old Traford”, por skuadra angleze e drejtuar nga Sër Aleks Ferguson do të shpërthente në duelin e kthimit. Për Juventusin do të shënonte dopietë Pipo Inzagi, por kopja  sulmit Jork dhe Kol do të përmbysnin rezultatin. “Djajtë e Kuq” do të ngrenin trofeun në finale, teksa do të mundnin me një përmbysje të pabesueshme Bajernin.

2004-05, Juve sfidon Liverpulin

Skuadra e drejtuar nga Fabio Kapelo u mund në ndeshjen e parë në shifrat 2-1. Hipia zhbllokoi ndeshjen në minutën e 10-të, ndërkohë që në minutën e 25-të Luis Garsia shënoi një gol spektakolare nga 30 metra duke lënë të shtangur portierin Bufon. Juventus kishte disa mundësi të mira shënimi, por Dudek u mohoi golin në disa raste. Fabio Kanvaro ndezi shpresat në minutën e 66-të me një goditje me kokë, por në duelin e kthimit, Juventus nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola.

2005-06, fatkeqësia e “Hajbëri”

Bardhezinjtë sërish janë pa fat, duke u eliminuar sërish nga një ekip anglez. Vendimtare ishte ndeshja e parë e zhvilluar në Londër, që përfundoi në shifrat 2-0 për fazën gjysmëfinale. Fabregas dhe Henri shënuan golat për ekipin anglez, ndërkohë që bardhezinjtë e mbyllën me dy lojtarë më pak pas ndëshkimeve të Kamuranezit dhe Zebian me kartonë të kuq. Juventus nuk bën mrekullinë në ndeshjen e kthimit duke e mbyllur sërish në barazim pa gola. Nedved u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që lehkan bëri një sërë ndërhyrjesh fantastike.

2008-09, cinizmi i “Bluve të Londrës”

Skuadra e fundit angleze me të cilën ishin përballur barhdezinjtë ka qenë Çelsi në sezonin 2008-09. Bardhezinjtë ishin shumë larg shkëlqimit pas ringritjes nga Seria B. Skuadra angleze fitoi minimalisht ndeshjen e parë në “Stamford Brixh” me një gol të realizuar nga Drogba. Në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Olimpiko” të Torinos. Jakuinta ndezi shpresat e ekipit të Ranierit, por Esien barazoi rezultatin në fundin e pjesës së parë. Në pjesëne  dytë Del Piero shënoi nga goditja e dënimit, por Drogba shuajti shpresat e skuadrës italiane duke firmosur rezultatin 2-2. Në këtë mënyrë të mërkurën në mbrëmje Juventus theu një mallkim me skuadrat angleze. /Koha Jonë/

 

Loading...