Debate në mbledhjen e Kryesisë së PD, Imami refuzon propozimin e Bashës

Partia Demokratike mblodhi kryesinë sot pas gati 5 muajsh. Mbledhja e fundit e kryesisë e zhvilluar në selinë blu ishte në shtator të vitit të kaluar.

Ajo u shoqërua me tensione të shumta, dhe e tillë pritet të jetë edhe ajo e sotmja. Kjo pasi të gjitha degët e partisë kanë përfunduar procesin e analizës së humbjes së zgjedhjeve.

Mbledhja me dyer të mbyllura

Mbledhja e Kryesisë së PD-së ka nisur në orën 17:00, ndërsa ajo është thirrur nga kreu demokrat Lulzim Basha në përfundim të analizës që është bërë në të gjitha degët, për t’i hapur rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe kritikët e kryetarit Basha si, Endira Bushati, Arben Imami e Sherefedin Shehu.

Në fillim të mbledhjes, Kreu demokrat, Lulzim Basha është shprehur se çdokush që ka dëshirë të kontribuojë do të ketë hapësirën totale në këtë proçes.

Mësohet se Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë pengesë të asnje forme, qoftë edhe statuore në këtë drejtim.

Kreu demokrat në vijim ka kërkuar paraqitjen për vendimarrje të çdo propozimi që i shërben dhe kontribuon për fuqizimin e PD-së, sikundër do të ketë një kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e propozimeve.

Mësohet se Basha ka propozuar ngritjen e një grupi proaktiv, që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakte direkte me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

Kreu demokrat ka propozuar që ky grup të përbëhet nga Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Nënkryetarë të PD-së, Arben Ristani, Sekretar i Përgjithshëm, anëtarët e Kryesisë, Genti Malko dhe Arben Imami, si dhe nga Sekretarët Enno Bozdo dhe Fabardh Kadilli. Dhe në misionin e tij, ky grup do të realizonte edhe ndryshimet statuore,.

“Pikëpamjet e mia ju i dini. Çdokush që ka dëshirë të kontribuojë të ketë hapësirën totale të kontribuojë në proces. Të papenguar nga asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statutore. Të paraqitet për vendimmarrje çdo kontribut për fuqizimin e PD. Të caktojë kohë të mjaftueshme që propozimet të shqyrtohen. 

Të ngrihet një grup proaktiv që për një periudhë dyjavore të mundësojë kontakt direkt me ata që dëshirojnë të kontribuojë. T’i shqyrtojnë propozimet bashkë me sekretariatin ligjor dhe të kemi një vendimmarrje. 

Ky grup pune të përbëhet nga nënkryetarët Edi Paloka, Edmond Spaho, Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, Sekretarët Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli si dhe anëtarët e kryesisë Gent Malko e Arben Imami”, ka thënë Basha.

Por ky propozim i kryedemokratit është refuzuar nga anëtari i Kryesisë Arben Imami, i cili mësohet ti ketë thënë Bashës:

“Nuk jam dakort me këtë nxitim, sepse nuk i kuptoj dot shkaqet. Fjalët i ke të bukura por aspak vepra. Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj, por nuk jam për grupe pune unë, vendos dikë tjetër.  Nuk zgjidhen gjërat me grupe pune. Në mbledhjen e fundit u fol për analizë, por gjërat nuk zgjidhen në mënyrë mekanike”- tha Imami.

Kujtojmë se edhe Arben Imami ishte pjesë e demokratëve që kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të Bashës si përgjegjësin kryesor të humbjes së thellë të zgjedhjeve, por ai nuk është bërë pjesë e asnjë lëvizjeje që është shfaqur gjatë kësaj kohe brenda selisë blu.

Pjesë të këtij grupi pune, lideri demokrat ka propozuar edhe nënkryetaret Paloka, Spaho, sekretari pergjithshem, Ristani, sekretaret Bozdo, Kadilli, anëtari tjetër i kryesisë  Imami.

 

Debati i brendshëm pritet të jetë interesant se pjesë e kryesisë së partisë janë dhe emra që mbështesin tezën e ringritjes së PD, do të jenë ata që do kërkojnë llogari më shumë për zgjdhjet.

DEBATI I PLOTE/ Imami-Bashës: Fjalët i ke të bukura por…

Imami: “Nuk jam për grup pune, vendos dikë tjetër në vendin tim. Jam kundra mbledhjes së kuvendit pa u thirrur Këshilli Kombëtar. Nuk kuptoj pse duhet te bëjmë kongres të parakohshem. Nuk jam dakord me kete nxitim, sepse nuk kuptoj shkaqet. Pasi në mbledhjen e fundit u fol vetëm për analizë. Nuk zgjidhen gjërat në mënyrë mekanike, e as me grupe pune. Fjalët i ke të bukura por të mungojnë veprat. Duhet frymë jo duke na futur në grupe pune”.

Basha: Vlerësoj frymën e diskutimit tuaj. Pse them kuvend i parakoshhem, që në fakt duhet te ishte në shtator? Pyete si do te krijohet hapësira ku çdokush të ketë kushtet për të kontribuar dhe jo thjesht bashkim mekanik. Ky bashkim duhet të ndodhë permes një mekanizmi që çdokush të vlerësohet sipas meritës. Une jam angazhuar që këtë t’i paraqes kuvendit. Statuti është kompetencë e kuvendit. Dhe sigurisht ju ftoj ta konsideroni pranine tuaj në këtë grup, për zërin tuaj kritik të muajve të fundit dhe do të keni garancinë absolute që procesi të mos jetë formal. Ju garantoj për vullentin tim të plotë për të krijuar kushte reale dhe jo formale për një bashkepunim sa më të frytshëm me këdo për të shkuar drejt modernizimit dhe transforminit te partisë.

Imami:Vendosni dike nga ata që ka patur propozime. Kapaciteti im nuk është per grup pune. Ndoshta është vetevleresim i lartë, por do ta ruaj këtë.

Basha: Ky nuk është grup për ndryshime statutore, por eshte grup politik me pervojen e duhur per te mbledhur opinionet, propozimet e te gjitheve. Nese nuk hidhet ky hap, nuk mund te nise asnje proces.