Bregu ”kalon” në qeveri, Rama e mbështet për… (VIDEO)

Në ditën e 8 Marsit, vëmendja shkon edhe për gratë që janë në politikë. Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu është e para shqiptare që synon drejtimin e një institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar me mbështetje të Bashkimit Europian, ndërsa ka aplikuar për Sekretare të Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Në këtë sfidë ajo ka mbështetjen e qeverisë, dhe në një aktivitet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ajo pohoi se nuk ishte aspak e kompleksuar nga ky fakt, teksa lobimi ndërkombëtar i saj vazhdon.

“Për herë të parë, e them sinqerisht, shoh një përpjekje mbarëkombëtare për të mbështetur një grua që kandidon për një pozicion të rëndësishëm dhe për t’i dhënë Shqipërisë atë që meriton”, deklaroi Bregu.

Para se drejtonte për vite me radhë Ministrinë e Integrimit, Bregu ishte pedagoge, gazetare dhe aktiviste në mbrojtje të drejtave të grave.

Burimi i videos: Top Channel