Bonuçi shpërthen lot pas ndeshjes ndaj Arsenalit: Astori ishte perfekt! (VIDEO)

Leonardo Bonuçi nuk ka mundur që t’i mbajë lotët në përfundim të ndeshjes Milan-Arsenal. Kapiteni i Milanit, gjatë lidhjes direkte për “Sky Sport” kur është pyetur për ndarjen nga jeta të Davide Astorit, ka reaguar shumë i mërzitur.

“Nuk pata mundësi për t’i dhënë lamtumirën. Por, i them lamtumirë Davide. Ishte perfekt nga çdo këndvështrim. Më ka prekur shumë largimi i tij. Do ta kem gjithnjë me vete. Është një mik i madh dhe një njeri i madh”, tha Bonuçi duke u larguar mes lotësh nga intervista.