Basha tregon biznesmenin rus që u takua me Ramën (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se ndikimi rus në politikën shqiptare ka prekur kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Basha tha sonte në studion e emisionit “Opinion”, se kryeministri Rama është takuar fillimisht në zyrën e tij dhe më pas jashtë saj, me kompaninë e naftës Gunvor, konkretisht me themeluesin e kësaj kompanie Genadi Timçenko, i cili është në listën e zezë të autoriteteve amerikane.

“Genadi Timçenko ka hyrë në listën e zezë të autoriteteve amerikane për shkak të shkeljeve të saksioneve në Ukrainë”,-tha Basha.

Loading...