Bakaj largohet në Bjellorusi, përshëndet për herë të fundit shokët e ekipit (VIDEO)

Elis Bakaj largohet nga Kukësi drejt Bjellorusisë për 100 mijë euro. Ai është ndarë me shokët dhe stafin drejtues të Kukësit, para se të niset drejt Bjellorusisë, ku do të vijojë karrierën. Bakaj ka shtrënguar duart me të gjithë shokët e ish skuadrës së tij, por edhe me trajnerin austriak, Pacult, teksa nuk kanë munguar as urimet mes palëve.

Bakaj u transferua te Shakhtar Soligorsk në Bjellorusi, teksa skuadra e Kukësit arkëtoi 100 mijë euro për t’i dhënë kartonin. Largimi i tij nga Kukësi dhe kampionati shqiptar, mund të konsiderohet një humbje për futbollin shqiptar.

Me 12 gola të shënuar deri tani, Bakaj largohet nga Shqipëria si kryesues i listës së golashënuesve. Pas eksperiencave të kaluara në Rumani e Ukrainë, apo me ekipet shqiptare si Partizani, Dinamo dhe Tirana,  Bakaj provon një tjetër eksperiencë jashtë, e fundit në Bjellorusi.