ADN-ja në Athinë/ Eshtrat greke të Dragotit, ja krahasimi

Euronews i ka kushtuar një reportazh gërmimit për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës italo-greke të viteve 1940-1941.

Në artikull shpjegohet në mënyrë të detajuar procesi që  ka nisur në Athinë për identifikimin gjenetik të eshtrave të gjetura në Dragot të Tepelenës, duke i krahasuar ato me gjakun e të afërmve, të cilët po dhurojnë kampione të ndryshme në një bankë të grumbullimit të gjakut të ngritur posaçërisht pë këtë qëllim në kryeqytetin helen.

Artikulli i plotë i Euronews

Është ngritur në Athinë një bazë të dhënash të ADN-së për të identifikuar eshtrat e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe të varrosur në varre masive në Shqipëri gjatë 1940-1941-shit.

Eshtrat qëndrojnë atje ku ata kanë rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Rreth 8000 ushtarë grekë janë varrosur në varre masive në Shqipëri. Ata po përballeshin me trupat italiane të cilat i kishin përzënë nga Greqia në vitet 1940-1941.

Edhe pse kishin bërë përpjekje për të gjetur të rënët që pas rënies së komunizmit në Shqipëri më 1992, Athina dhe Tirana më në fund e nisën kërkimin e ushtarëve në janar sivjet pas hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje dypalëshe të nënshkruar më 2009. Marrëveshja mes dy vendeve kishte ngrirë dhe u riaktivizua pas një takimi me ministrave të Jashtëm Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati në Kretë nëntorin e kaluar. Ai u konsiderua si një hap përpara ndërmjet dy qeverive për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe.

Në një deklaratë të nxjerrë nga Ministria e jashtme greke thuhej: “Është rërë një hap i rëndësishëm përpara për prehjen në paqe të shpirtrave të ushtarëve grekë që kanë rënë në luftën Italo-Greke të 1940-1941. Të pavarrosurit e fundit të Luftës së Dytë Botërore”.

Çështja afatgjatë ka qenë një nyjë në marrëdhëniet ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë për shumë vite.

Gërmimet po kryhen në vende si Dragoti. Hartat e vjetra ushtarake italiane dhe informacionet e dhëna nga banorët e zonës janë përdorur për të lokalizuar varret masive.

Archontis Dovas ishte 3-vjeç kur babai i tij Gavriil u vra gjatë luftimeve. Ai është përpjekur për disa dekada me radhë që t’i gjejë eshtrat e babait të tij. Tani që është 80 vjeç, ish-gjyqtari i rangjeve të larta mezi i mban lotët. E vetmja gjë që ai ka nga babai i tij është një fotografi e vjetër, por ai shpreson që më në fund ai do të jetë në gjendje t’i sigurojë një vend prehjeje babait të tij.

“Një mortajë italiane e vrau atë në vend. (Sikurse na ka thënë një bashkëluftëtar i tij) E vetmja gjë që ai tha para se të vdiste ishte ‘amanet fëmijët’”, shpjegoi Archontis.

“E vetmja gjë që duam është t’i vendosim ca lule dhe ta qajmë,” shtoi ai.

Në kryeqytetin grek është ngritur një bazë të dhënash për ADN-në ku të afërmit mund të japin gjak.

Panagiotis Menounos, një biolog i cili kishte punuar në përpjekje për të identifikuar të zhdukurit për një dekadë, tha laboratori përpiqet që të gjejë një përputhje mes eshtrave që po gërmohen në Shqipëri. 

“Ne marrim një copëz të vogël fragmenti nga mbetjet skeletore. I fshimë me kujdes këto mbetje në mënyrë që të heqim papastërtitë në sipërfaqe dhe i kthejmë ato të pluhur të pastër. Më pas e izolojmë materialin gjenetik dhe nxjerrjen e fragmenteve mitiokondrale të ADN-së që paraqesin variabilitet të lartë. Ne e analizojmë dhe bëjmë krahasimin e materialit gjenetik dhe të afërmit (Ne studiojmë rajone specifike të materialit gjenetik që variojnë në mënyrë domethënëse ndëmrjet njerëzve të ndryshem).”

Michalis Arampatzoglou i Euronews tha: “Faktori më qendror i suksesit të të gjithë procedurës është të grumbullohen sa më shumë kampione gjaku nga të afërmit e ushtarëve të rënë”.