Ndeshja e çmendur në Londër, Juventus përmbys rezultatin dhe kualifikohet

Në Londër bën histori Juventus. Në ndeshjen e parë zhvilluar në Itali rezultati u mbyll 2-2. Ndërsa në ndeshjen e kthimit në Londër ndodhi surpriza.

Tottenham kaloi në epërsi ndaj Juventusit në kuadër të Ligës së kampionëve, me golin e Son në minutën e 40-të të pjesës së parë.

Futbollistët e Juventusit kanë kërkuar penallti ndaj Tottenhamit, pas një ndërhyrje të Vertognen në Douglas Costa. Gjyqtarët nuk vendosen ashtu,ndonëse pretendohej se kishte kontakt

Juventus ka barazuar rezultatin në 1:1 ndaj Tottenhamit, me golin e argjentinasit, Gonzalo Higuain. Italianëve për të kaluar në çerekfinale u duhej edhe një gol.

Juventus ka përmbysur Tottenhamin 1:2, me golin e shënuar nga Paolo Dybala, vetëm tre minuta pasi Higuain barazoi rezultatin.

 

( Në video:Ndeshja e plotë)

Loading...