Kryeministri Rama takim me Presidentin Meta

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me Presidenti Ilir Meta. Takimi u zhvillua në ambientet e Presidencës. Ende nuk ka detaje zyrtare lidhur me temën e takimit.

Mes qeverisë dhe Presidencës ka pasur qëndrime të ndryshme lidhur me procedurat që po ndiqen për negociatat me Greqinë. Presidenti ka kërkuar më shumë transparencë nga ana e Ministrisë për Europën dhe Punët e jashtme, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi paktin e vitit 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Presidenti i Republikës ka kërkuar nga Ministria e Jashtme informacione tjera të hollësishme që nisin me saktësimin e titullit, paraqitjen e një analize të brendshme tekniko-ligjore dhe plotësimin kuadrit legjislativ nëse ka mangësi. Po ashtu kërkohet që grupi të mos ulet në negociata pa hartat e duhura dhe dokumentacionin mbështetës.

Më 2 mars, Meta priti në Presidencë të gjithë anëtarët e Komisionit të Jashtëm, të cilët dolën prej andej me një mendje. Të gjitha palët, pozitë dhe opozitë i dhanë te drejtë këmbënguljes së Presidencës ndaj Ministrisë së Jashtme.

FOTO/Kryeministri Rama duke dalë nga Presidenca 


VIDEO/RAMA NË PRESIDENCË