Gjiknuri: Shkodra u përmbyt nga reshjet, jo shkarkimet e HEC-eve

Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, është në në të njëjtën linjë me KESH, duke deklaruar se përmbytja e zonës së Nën-Shkodrës nuk është pasojë e shkarkimeve nga HEC-et.

Gjiknuri tha se nuk ka qenë dakord as me faturën e përmbytjeve të shkuara që iu ngarkua Korporatës.

Gjiknuri: Situata me permbytjet në Nën-Shkoder jo nga HEC-et por nga reshjet. Kemi nje protokoll dhe rregullore të digave qe zbatohet me perpikmeri.Demshperblimet banoreve ua kemi bere per permbytjet e shkuara edhe pse nuk kam qene dakort me ate qe u vendos asokohe pasi ju ngarkua KESH-it.

Deklaratat Gjiknuri i bëri ndërsa inspektoi HEC-in e Vaut të Dejës.

Gjiknuri: Shkarkimet jane te kontrolluara ne 1400 meter/ kub ne sekondë. Jane te detyrueshme pasi jemi perballe prurjeve te shumta qe ka kaskada nga reshjet dhe shkrirja bores. Fierza është ne kuoten 295 metra, mund te lejohet maksimumi deri 296 metra. Prandaj shkarkime do kete por pa rrezik per permbytje masive si ne 2010-2011.