FOTO/ David Beckham s’ia ndan sytë modeles Bella Hadid

Supermodelja Bella Hadid dhe futbollisti David Beckham kanë pasur një takim të rastësishëm me njëri tjetrin gjatë ndeshjes së futbollit të Paris Saint – Germain.

Futbollisti i njohur nuk mund ta fshehte entuziazimin e takimit me bukuroshen 21 vjeçare, shkruan arbresh.info.

Ata të dy kanë shikuar ndeshjen e futbollit në mes të Paris Saint Germain dhe Real Madridit shumë pranë njëri tjetrit.

Edhe këtë herë padyshim që ishte stili i veçantë i Bellas që mori gjithë vëmendjen, e veshur me të zeza që i zbulonte gjoksin, modelja dëshmojë që edhe jashtë sfilatave arrin të dominon me dukjen.

Ndryshe, Bella iu bashkua në Paris motrës së saj Gigi për javën e modës që po mbahet në qytetin francez.