8 Marsi, Veliaj: Nesër bileta e autobusit falas për nënat dhe vajzat

Sikundër vitin e kaluar, edhe këtë 8 mars, transporti publik do të jetë falas për të gjitha gratë dhe vajzat e qytetit. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një dhuratë nga dhe Bashkia e Tiranës.

Veliaj: Nesër zonjat dhe zonjushat e kryeqytetit do ta kenë biletën falas nëse përdorin transportin publik. E di që kemi ende shumë rrugë për të bërë me transportin publik, por kjo është një mënyrë për të kujtuar të gjitha zonjat dhe zonjushat që vetëm e zbukurojnë këtë qytet dhe mbajnë familjet tona në këmbë.