Përmbytjet Shkodër, Voltana Ademi: KESH të mbajë përgjegjësi

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka qënë e pranishme ditën e sotme në zonat e prekura nga përmbytja.

Ajo ka akuzuar KESH-in për pavërtetësi lajmi, sepse, sipas saj, përmbytjet vijnë si pasojë e shkarkimit të hec-eve të Vaut të Dejës, i cili është HEC-i i fundit në kaskadën e Drinit.

Kryebashkiakja Ademi i kërkoi, gjithashtu, KESH-it të japë informacione të sakta përsa i përket shkarkimeve dhe të mbajë përgjegjësitë përsa i përket përmbytjeve në njësinë Administrative Anë e Malit, si dhe të përgjigjet për dëmshpërblimet. /Report Tv