Alegri zbulon kartat: Higuain dhe Dibala nga fillimi ndaj Totenhem

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, Juventusi ka nevojë për një fitore në Londër për të kaluar në fazën çerekfinale kundër Totenhemit. Një mision i vështirë, por i mundur. Alegri, pa Mandzukiç, Kuadradon dhe Bernandeskin, ka vendosur për të hedhur nga minuta e parë Higuain dhe Dibalën.

“Luan Higuain, madje edhe Dybala. Ndeshja e Mynihut në 2016? Duhet të bëjmë një ndeshje ndryshe nga ajo kundër Bajern, sepse kemi futbollistë me karakteristika të ndryshme. Është një ndeshje shumë e bukur, duhet të luajmë mirë teknikisht për t’i vënë në vështirësi. Pas atij barazimi 2-2 në Torino, Totenhem është i avantazhuar, por duhet të jemi të qetë dhe të luajmë më mirë se në ndeshjen e parë. Nuk duam që të shkojmë në kohën shtesëm sepse nuk kemi zëvendësime në sulm. Kur të jetë e nevojshme duhet që të mbrojmë mirë”, tha Alegri. /Koha Jonë/