Thaçi homazhe në Prekaz: Nderim për të rënët dhe përkushtim për shtet modern

Sot kur shënohet dekada e dytë e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, presidenti Hashim Thaçi pasi që ka bërë homazhe tek varrezat në Prekaz, ka thënë se çdo qytetarë duhet të ndihet me besim të plotë dhe optimizëm për të ardhmen e sigurt të shtetit të Kosovës.

“Sot jemi këtu për nderime institucionale, shtetërore për të vazhduar me manifestime të tjera. Nderime për rënien heroike, por në të njëjtën kohë të përkushtimit tonë për ndërtimin dhe fuqizimin e shtetit tonë të pavarur dhe sovran”.

“Një shtet modern i orientimit euroatlantik i bazuar dhe i ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtarë dhe asaj lufte ku u bënë pjesë pothuajse një popullatë e tërë”.

“Prandaj, sot në këtë 20 vjetor të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari duhet të ndihet krenarë çdo qytetarë për kontributin e vet, duhet të ndihet krenarë për rrugëtimin që e kemi pasur. Por, duhet të ndihet me besim të plotë dhe optimizëm për të ardhmen e sigurt të shtetit tonë”, ka thënë presidenti Thaçi.