21 vjet nga djegia e gazetës “Koha Jonë”

Redaksia e djegur e gazetës "Koha Jonë", 3 mars 1997

21 vite më parë, pikërisht më 3 mars 1997, pushteti i drejtuar nga Sali Berisha dogji redaksinë e gazetës së parë të pavarur, “Koha Jonë”.

Në historinë e pluralizmit  28-vjeçar të Shqipërisë, por edhe në gjithë historinë e medias shqiptare, kjo ngjarje është nga ditët më të errëta të medias. Djegia dhe shkatërrimi i gazetës së parë të pavarur në Shqipëri, pas viteve ’90, ishte akti i fundit më barbar, por jo i vetmi, i regjimit ndaj medias. Një akt që vinte pas vitesh persekutim, dhunim, burgosje dhe rrahje barbare ndaj gazetarëve dhe presioneve të gjithfarëllojshme të kësaj redaksie.

Pushteti i asaj kohe i provoi të gjithë mënyrat për të mbyllur një nga zërat e vetëm me peshë në opinionin publik të atyre viteve. “Koha Jonë” ishte jo vetëm media me tirazhin më të madh në rang kombëtar, por edhe e vetmja dritare e së vërtetës. Ishte opozita reale ku shteti po rrëshqiste drejt një diktature të re. Një media që përfaqësonte gjithë shqiptarët dhe që kishte dhe ka një mision; TË VËRTETËN.

Ndaj më djegien e gazetës së parë të pavarur dhe më me ndikim synohej të eliminohej përfundimisht zëri i së vërtetës, në një vend që kish hyrë në kaos për shkak të pushtetit të kohës.

Historia e gazetës “Koha Jonë” nuk është vetëm historia e gazetarëve dhe njerëzve që punuan dhe punojnë, por dhe historia e shoqërisë shqiptare.

Nga dyert e “KOHA JONË” dolën emrat më të njohur të medias së këtyre 27 viteve si: Frrok Çupi (ish-kryeredaktor i “RD”), Armand Shkullaku, Aleksandër Frangaj, Ben Blushi, Andi Bushati, Andi Bejtja, Frrok Çupi, Teodor Keko, Blendi Fevziu, Fatos Lubonja, Filip Çakuli, Skënder Minxhozi, Lorenc Vangjeli, Martin Leka, Edi Rama (sot kryeministër), Sokol Balla, Arian Çani, Rudina Xhunga,  Jonila Godole, Ilir Babaramo, Aleksander Çipa, Alfred Peza, Zamir Dule, Roland Qafoku, Anila Basha, Mentor Kikia, Henri Çili, Mimoza Dervishi, Adi Krasta, Mimoza Picari, Kiço Blushi, Rezart Xhaxhiu, Enton Abilekaj, Arta Marku, Bledar Zaganjori, Keida Kostreci, Anila Jole, Aleksandër Çipa, Juli Krisafi, Eriona Shehu, Fatos Baxhaku, Arban Hasani,  Esmeralda Gjoka, Vladimir Prela, Gent Shkullaku, Fatmir Meneri, Edi Lesi, Ylli Pata, Alban Dudushi, Sokol Bregu, Gerti Çarçani, Arben Rrozhani, Mikel Janku, Zef Shtjefni, Marash Mirashi, Gavrosh Levonja, Gezim Nushi, Tritan Kokona, Emin Barçi, Auron Sulo, Zamir Alushi, Arben Vata, Erli Murati, Ilir Gjoni, Xhovani Shyti, Enkel Demi, Tonin Çobani, Alfons Zeneli, Edmond Kaçeli, Ylli Dylgjeri, Dritan Kaba, Agim Xhafka, Milto Baka, Vehab Kaba, Adriatik Dosti, Manjola Zeka, Edmond Harizaj, Roland Zili, Urim Bajrami, Agim Neza e shumë të tjerë.

“Koha Jonë” mbetet histori dhe praktikë e gjallë e medias së lirë.

Pamje nga redaksia e djegur e “Koha Jone”, 3 mars 1997