Përplasja Berisha-Artan Hoxha në emision, debat në Komisionin e Medias. Replika Beqaj-Vokshi

Debati i fortë në emisionin “Studio e hapur” në “Neës24” mbrëmjen e së hënës mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetarit Artan Hoxha, ka ngjallur replika edhe në Komisionin Parlamentar të Medias. Në mbledhjen e sotme, deputeti socialist Ilir Beqaj është shprehur se ish-kryeministri Berisha ka kërcënuar një gazetar.

“Berisha kërcënoi një gazetar. Kërcënoi të hënën Aryan Hoxhën”, u shpreh Beqaj.

Fill pas këtyre deklaratave ka reaguar deputetja e PD, Albana Vokshi.

“Po flisni ju që i cilësoni mediat kazan. Ju nuk keni moral të flisni për këtë çështje. Jeni dërguar nga kryeministri për të bërë zhurmë. Keni frikë nga denoncimet e Berishës”, u shpreh deputetja demokrate.