Negociatat me Greqinë. Rama, Bushatit: Mos u mërzit…

Çështja e plotfuqishmërisë për negociatat me Greqinë ka shkaktuar jo pak tensione brenda radhëve të mazhorancës. Presidenca ka reaguar për procedurën e ndjekur nga Ministria e Jashtme, duke kërkuar më shumë informacione.

Kjo situatë është ironizuar nga artisti Bujar Kapexhiut. Në një seri karikaturash të bërë ditën e sotme në të përditshmen, “Mapo”, Kapexhiu pasqyron Edi Ramën dhe Ditmir Bushatin në paradhomën e Presidentit duke pritur firmosjen e plotfuqishmërisë për nisjen e negociatave me Greqinë, për ndarjen e detit.

Kujtojmë se kreu i shtetit ka kërkuar informacione shtesë nga Ministria e Jashtme, pasi në dy kërkesa rresht nuk ka paraqitur dokumentet siç sanksionohen nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.