Gjyshi nga Franca pranon të ketë kryer 40 përdhunime

Një gjysh nga Franca pranon të ketë përdhunuar rreth 40 gra dhe vajza në Francë dhe Belgjikë, që në vitin 1980-raportojnë autoritetet.

57 vjeçari i martuar, të cilit nuk i bëhet i ditur identiteti, u arrestua pasi policia bëri lidhjen e makinës së tij me atë të përdhunuesit të një vajze të re në Belgjikë.

ADN-ja e tij përkon me 19 sulme të tjera

Rasti ka shokuar qytetin verior të Pont-sur-Sambre, ku kryetari i Bashkisë e përshkroi atë si një njeri vërtet të pëlqyer.

Babai i tre fëmijëve punonte si portier dhe më parë kishte qenë kryetari i klubit lokal të futbollit.

Të dyshuarit tani i është vënë nofka “Përdhunuesi i Sambre” pas lumit të zonës. Ai mendohet të jetë përdhunues serial me më shumë precedentë të tillë dekadat e fundit.

“Zakonisht, ai i sulmonte gratë nga pas, herët në mëngjes, kur vishte dorashka dhe mbulonte fytyrën e tij”-thotë prokurori Jean-Philippe Vicentini.

I dyshuari i tha policisë se ai vepronte “sipas urgjencave që nuk mund të kontrollonte”-shtoi prokurori.

Investigimi i një sërë sulmesh që kthehet pas në vitet 1988, u hap në 1996-n

Një nga viktimat ishte 13 vjeç dhe shumë të tjera ishin 17-thotë një burim nga policia për AFP-në.

Gjatë kërkimeve të tyre, hetuesit mblodhën shembuj ADN-je nga 100 vetë.

Kamerat e sigurisë në Belgjikë kanë kapur makinën e të dyshuarit në qytetin kufitar të Erquelinnes në 5 Shkurt, pasi një vajzë e re u përdhunua në atë zonë.

Të Hënën, policia franceze e arrestoi atë në Pont-sur-Sambre.

“Jemi vërtet të shokuar”-thotë kryetari i bashkisë  Michel Detrait- Kjo nuk përkon fare me personalitetin e tij. Ai ishte shumë i pëlqyeshë, i gatshëm për të ndihmuar”