Defekt teknik në ERTV

Pas disa debutimeve të suksesshme, televizioni personal i Edi Ramës ERTV, i vetmi i këtij lloji për një kryeministër në botë, ka pësuar defekt të rëndë teknik.

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama është i ftuar në emisionin e gazetarit Roland Qafoku, “Debati në Channel One”.

Zakonisht çdo dalje e kryeministrit Edi Rama transmetohet në kohë rekord live në ERTV, por intervista e sotme nuk po shfaqet ende, edhe pse ka 30 minuta që ka nisur.

Pas interesimit për këtë mungesë të sinjalit të ERTV, burime nga qeveria thanë se sinjali i ERTV ka probleme teknike që e bëjnë të pamundur transmetimin e intervistës së Kryeministrit.

Për shkak se investimi më i fundit në fushën e medias i Kryeministrit është në hapat e para, defekte të tilla cilësohen të zakonshme.