Telenovela Nejmar, reagon babai: Do të mungojë 6-8 javë!

Dëmtimi i Nejmar ndaj Marsejës është kthyer në një telenovelë të vërtet. Në media është raportuar se sulmuesi brazilianin nuk do të jetë i gatshëm për PSG-në në ndeshjen e kthimit kundër Real Madrid-it, por trajneri Unai Emeri deklaroi se kjo nuk është e vërtet. Sot ka reaguar edhe i ati i futbollistit ai që ka folur dhe ka sqaruar se do të duhen 6 deri në 8 javë që Neymar të jetë gati.

“PSG e di që nuk mund ta ketë në dispozicion Nejmarin për ndeshjet e ardhshme. Faza e rikuperimit do të zgjatë 6 deri në 8 javë, edhe nëse bëhet operim ose jo. Vendimin e merr PSG dhe do të merret si ekip pas ardhjes së doktorit të kombëtares së Brazilit. Është e rëndësishme ta bëjmë shpejt, sepse ne nuk mund të presim. Ndërhyrja kirurgjikale është mënyra më e shpejtë për të përshpejtuar rikuperimin e një lojtari”, ka thënë babai i sulmuesit, Nejmar Santos Sr.