Përplasen dy makina në Milot, rrëshket kanabis në rrugë nga njera prej tyre

Një makinë ka rrëshkitur në orët e vona të mbrëmjes në Milot prej lagështirës në rrugë dhe është përplasur me një tjetër..

Shoferi i saj dhe pasagjerët janë zhdukur pa u marrë me aksidentin. Ajo që Policia ka konstatuar ka qënë e hatibshme: nga makina në fjalë në rrugë ishte derdhur kanabis i futur në thasë, ç’ka tregoi arsyen pse pronarët e saj apo transportuesit u larguan me shpejtësi.

Nuk dihet ende sa është sasia.